Nga Gazprom te teknologjia ushtarake, BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Nga Gazprom te teknologjia ushtarake, BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Komisioni Evropian ka miratuar paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi këtë të premte, 19 shtator, zëdhënësja Paula Pinho. Masat e reja synojnë kartat e kreditit, importet e hidrokarbureve dhe asetet e kompanive ruse, si pjesë e mbështetjes për Ukrainën. Presidentja Ursula von der Leyen kishte paralajmëruar përmbajtjen kryesore të paketës, ndërsa ministri italian Giancarlo Giorgetti shprehu dyshime për përdorimin e aseteve të ngrira të oligarkëve rusë për të ndihmuar Ukrainën, duke përmendur kufizime ligjore dhe reputacionale. Paketa e re përfshin: -Kufizim të eksportit të teknologjive ushtarake, duke goditur 45 kompani ruse dhe të vendeve të treta që furnizojnë industrinë ushtarake të Moskës. -Goditje ndaj gazit dhe naftës: 119 anije të dyshuara si pjesë e “flotës fantazmë” shtohen në listën e zezë të BE-së....