Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Rusia po teston limitet e NATO-s”, flet i ngarkuari me punë i Polonisë në Tiranë
I ngarkuari me punë i Polonisë në Tiranë, Wojciech Unolt, komentoi për RTSH sulmin e fundit të dronëve rusë mbi territorin polak. Ai tha se “Rusia po teston kufijtë e NATO-s” dhe se ky nuk ishte një incident i izoluar, por një akt i qëllimshëm agresioni. “Nuk ka asnjë dyshim se ky ishte një akt i qëllimshëm agresioni kundër Polonisë. Vetë numri i madh i dronëve dhe kohëzgjatja e sulmit tregojnë se nuk mund të ishte një incident. Ishte një përpjekje e qëllimshme për të testuar kapacitetin tonë, gatishmërinë, vendosmërinë dhe aftësitë tona për të reaguar. Gjithashtu, vetë fakti që dronët po vinin nga Bjellorusia tregon se ata nuk ishin dronë të dërguar nga Rusia kundër Ukrainës, por qëllimisht ishin dërguar nga Bjellorusia kundër Polonisë,”...