Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Silvana Kola-Loka: Keni provuar t’i shkruani një letër vetes?
Silvana Kola-Loka Nga Silvana Kola-Loka Po, po! Një letër prej vërteti. Nga ato që fillojnë me: “E dashur vetja ime!….” Është diçka që unë e bëj kohë pas kohe. Është një marrëdhënie me veten që unë e çmoj fort dhe përkujdesem që të mos e anashkaloj prej turravrapit të ditës. Herë i shkruaj Silvës fëmijë dhe herë Silvës të shtyrë në moshë. Ka edhe raste kur i shkruaj vetes së një dite më parë apo vetes së nesërme. Kur ulem të shkruaj një letër si kjo, bota mbetet e gjitha jashtë. Unë nuk jam e askujt. Unë nuk kam askënd. Asnjë zhurmë e brendshme apo e jashtme nuk më prek. Unë jam vetëm Silva. Silva e Silvës. Dhe kështu, me këtë vetëdijësim për faktin se...