Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: Angazhim për realizimin e objektivave emergjente, t’i lëmë punët të flasin për ne
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu e cila mori detyrën sot u shpreh se do të çojë përpara të gjitha punët dhe detyra që kryeministri i ka ngarkuar. Gjatë prezantimit nga kryeministri Edi Rama, e para grua në krye të punëve të brendshme, Koçiu tha se nën drejtimin e saj institucioni i Ministrisë së Brendshme do të ngrihet në lartësinë e kësaj detyre për të përfaqësuar më së miri gjithë figurën e punonjësit publik. “Ju me të drejtë listuat një sërë detyrash të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat është shumë e vërtetë, janë në ligje, janë në letër, por do duhet të kenë vëmendje akoma më shumë. Janë emergjenca të kohës dhe pikërisht këtë do të bëjmë bashkërisht, dhe gjej rastin t’ju...