Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Protestojnë mjekët në veri, kundërshtojnë integrimin e shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës
Pas bastisjes së policisë se Kosovës mbi bazën e një sinjalizimi për armë, puntorët shëndetësorë kanë protestuar para qendrës Klinike në Mitrovicën e Veriut. Drejtori i Qendrës dhe kryetar i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha gjatë tubimit se blutë kishin hyrë në ambientet e institucionit dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare, duke kërkuar dokumente identifikimi dhe informacione mbi numrin e punetorëve. Ellek theksoi se nuk do të ketë integrim të sistemit shëndetësor dhe arsimor të Serbisë në atë të Kosovës, duke shtuar se një gjë e tillë nuk është parashikuar në asnjë marrëveshje ndërkombëtare mes Prishtinës dhe Beogradit. “Ne nuk kemi ku të shkojmë; kjo është shtëpia jonë dhe detyra jonë është të qëndrojmë pranë pacientëve. Kjo është një porosi për institucionet ndërkombëtare se këto...