Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kërkohet shkarkimi, Veliaj letër Këshillit Bashkiak: Dua të jem i pranishëm!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka drejtuar sot një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ai ka kërkuar të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në mbledhjen e javës tjetër të Këshillit Bashkiak, në të cilën pritet të vendoset për shkarkimin e tij nga detyra. Letra e plotë drejtuar Anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës: E nderuar kryetare dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, Jam informuar nga media se, më datë 23 shtator 2025, do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me objekt miratimin e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkimin tim nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë, me arsyetimin e mungesës mbi tre muaj në detyrë. Dua të theksoj qartë se kjo mungesë nuk është pasojë e vullnetit...