Premtimet e qeverisë për rritje ekonomike, paralajmërojnë ekspertët: Pa prodhim, programi do dështojë!

Premtimet e qeverisë për rritje ekonomike, paralajmërojnë ekspertët: Pa prodhim, programi do dështojë!

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se, në këtë mandat 4-vjeçar, qeveria shqiptare duhet të ofrojë më shumë mbështetje për sektorin e prodhimit, në mënyrë që të sigurohet një rritje e qëndrueshme ekonomike dhe paga më të larta. Programi i qeverisë socialiste parashikon, në këtë mandat 4-vjeçar, rritje të pagave dhe pensioneve, rishikim të disa taksave, projekte infrastrukturore dhe zbatimin e paqes fiskale, që do të përbëjnë 3 shtyllat kryesore; “Shqipëria Europiane”, “Rritje e Qendrueshme Ekonomike” dhe “Mirëqënie për të Gjithë”. Eksperti i ekonomisë, Genti Beqiri, shprehet se në mënyrë që të arrihet një rritje e qëndrueshme ekonomike, qeveria duhet të fokusohet në sektorë që e ofrojnë një gjë të tillë, sikurse është prodhimi. Ndërsa Inxhinieri i Zhvillimit Rural dhe Inovacionit, Fatos Fico, e cilëson një zhvillim...