Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shkaktar nuk është Rama dhe as PS, por…”, Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Dua të marr pjesë në mbledhjen e së martës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ka bërë një kërkesë Këshillit Bashkiak që mblidhet të martën për të vendosur për nisjen e procedurave për shkarkimin e tij, që edhe ai të jetë i pranishëm në këtë mbledhje. Në shkresë ai kërkon që të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në mbledhjen e javës tjetër të Këshillit Bashkiak, në të cilën pritet të vendoset për shkarkimin e tij nga detyra. Por që Veliaj të marrë pjesë, më parë duhet një autorizim nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Në kërkesën e tij, kryebashkiaku Veliaj sqaron se mungesa nuk është pasojë e vullnetit të tij, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale, për të cilën shprehet se do ta kundërshtojë në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën...