Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është shprehur se vendosjen e tritolit pranë banesës së tij e shikon si një mesazh nga mazhoranca për t’i mbyllur gojën. Komentet Mziu i bëri gjatë fjalës së tij në një deklaratë për media nga selia e PD-së, krah kryedemokratit Sali Berisha. Mziu tha gjithashtu se gjatë gjithë karrierës së tij politike, nuk ka pasur kurrë konflikte me askënd dhe nuk i ka askujt borxh. “Mbrëmë rreth orës 1 pa 5, pranë shtëpisë time në Kamëz pati një shpërthim eksplozivi. Falë Zotit nuk pati dëmtime në njerëz. Isha unë bashkë me familjen, ishin komshitë dhe jo vetëm ato, por mjaft persona në Tiranë kanë dëgjuar oshëtimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar që nuk pati probleme...