Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pushimet në Itali u iu shndërruan në makth, turisti rumun arrestohet gabimisht dhe bën 1 muaj burg, kishte emrin e njëjtë me një person në kërkim
Ai u arrestua ditën e parë të pushimeve të tij në Itali nga karabinierët, të cilët e ngatërruan me një kriminel të kërkuar. Ai kaloi pothuajse një muaj në burg para se të lirohej dhe pushimet e një turisti rumun nuk shkuan tamam siç kishte shpresuar. “Makthi mbaroi”, tha Ovidiu A., një rumun 30-vjeçar, ndërsa po dilte nga burgu i Pordenones në Italinë veriore, sipas Corriere del Veneto. “Më në fund ai arriti të puthte gruan dhe vajzat e tij”, të cilat kishin pritur lirimin e tij që nga 24 gushti, dita kur u arrestua, tha për AFP avokati i tij, Stefano De Rosa. Turisti, me origjinë nga Iași në Rumani, kishte shkuar të kalonte disa ditë pushimesh me familjen e tij në Caorle, pranë...