Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U kritikua nga Rama për ‘fshatin turistik’ pa leje në Theth, ILD: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli
Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur një hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, e cila u akuzua nga qeveria se nuk nisi hetim për një ndërtim pa leje në zonën e Thethit. Përmes një letre, ILD ka njoftuar ministrin Manja se e ka arkivuar kërkesën e tij për hetim disiplinor pasi pas verifikimeve paraprake nuk ka gjetur asnjë element për ta bërë këtë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani thotë se nuk konstatohen elementë të juridikë apo faktikë për të krijuar një dyshim të arsyeshëm për të nisur hetim ndaj Gjelit. “Ju vëmë në dijeni se, Inspektori Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me nr. 2138 prot., datë 10.07.2025, ndaj veprimtarisë së magjistrates znj. Elsa Gjeli, prokurore e...