Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tritoli në shtëpinë e Mziut, reagon Bardhi: Akt terrorist! Policia njoftim pa përmbajtje, të zbardhet ngjarja menjëherë
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e deputetit Xhelal Mziu. Ai e cilësoi aktin si “terrorist” dhe kërkoi që organet e sigurisë të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të identifikojnë autorët. Bardhi theksoi se deri tani Policia e Shtetit ka dhënë vetëm një njoftim pa informacion të mjaftueshëm dhe e cilësoi këtë vonesë si të papranueshme. Ai shprehu mbështetje për deputetin Mziu dhe familjen e tij, duke kërkuar një hetim të shpejtë dhe të plotë. Postimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi: Dënoj me forcë aktin terrorist të goditjes me eksploziv ndaj kolegut Xhelal Mziu. Akte të tilla kriminale ndaj një deputeti janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike dhe...