Trump autorizon Tony Blair të promovojë planin për qeverisjen e Gazës pas luftës

Trump autorizon Tony Blair të promovojë planin për qeverisjen e Gazës pas luftës

Presidenti Donald Trump ka autorizuar Tony Blair të angazhojë aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë rreth një propozimi të tij për krijimin e një autoriteti kalimtar në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Sipas katër burimeve të afërta me çështjen, të cituara nga “The Times of Israel”, ky autoritet do të qeverisë Gazën deri në momentin kur kontrolli t’i kalojë Autoritetit Palestinez. Përfshirja e ish-kryeministrit britanik në përgatitjet për periudhën pas konfliktit në Gaza ishte bërë publike më herët, përfshirë edhe pjesëmarrjen e tij në një takim strategjik në Shtëpinë e Bardhë më 27 gusht. Blair, i cili u përball me kritika të forta për rolin e tij në mbështetjen e SHBA-së gjatë pushtimit të Irakut në fillim të viteve 2000, nisi të punonte mbi këtë...