Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama kritikon Illyrian Guard: U kthye në jetimore qokash!
Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur lidhur me Ministrinë e Punëve të Brendshme, shprehu rezervat e tij mbi punën e deritanishme në këto vite të këtij dikasteri, të fokusuar më shumë në punën e Policisë së Shtetit. Rama kritikoi shoqërinë “Illyrian Guard” si një “jetimore qokash” që humbi misionin e saj fillestar. Ai po ashtu kërkon reformë rrënjësore në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe e cilëson Policinë si pjesë të problemit në çështjen e ndërtimeve të paligjshme. “Për të mos harruar nivelin e shoqërisë Illyrian Guard, e cila u krijua për t’ju dhënë kuadrove të Policisë një tranzicion të butë drejt pensionit me një pagë të denjë dhe u kthye në një jetimore qokash nga të katërta anët, duke humbur misionin për...