Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
ILD refuzon të nisë hetim ndaj prokurores Elsa Gjeli, arkivon kërkesën e ministrit Manja
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka vendosur të mos nisë një hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila ishte akuzuar nga qeveria për mosveprim ndaj një ndërtimi pa leje në zonën e Thethit. Në një letër drejtuar Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, ILD bën me dije se pas verifikimeve paraprake të ankesës së dorëzuar më 10 korrik 2025, nuk janë konstatuar elementë juridikë apo faktikë që të ngrejnë dyshime të arsyeshme për nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Gjeli. “…është vendosur arkivimi pas verifikimit të ankesës tuaj“, thuhet në vendimin e ILD-së, i mbështetur në nenin 122 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. ILD i njeh ministrit të Drejtësisë të drejtën për të ankimuar këtë vendim brenda një jave...