E rëndë në Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

E rëndë në Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër ku një shtetase amerikane 63-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës. Njoftim i Policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.