Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
1 javë nga zgjedhja e tij, PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi i Kuvendit
niko peleshi TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë zyrtare drejtuar Këshillit për Legjislacionin, për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, vetëm një javë pas zgjedhjes së tij në këtë post. Në dokumentin e firmosur nga të paktën 28 deputetë të opozitës, PD akuzon Peleshi për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, si dhe për sjellje të njëanshme politike në drejtimin e punimeve parlamentare, në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama. Sipas PD-së, në seancat plenare të datës 16 dhe 18 shtator 2025, Kryetari i Kuvendit ka shkelur rregullat procedurale dhe ka mohuar në mënyrë të përsëritur të drejtat e deputetëve të opozitës, përfshirë të drejtën e fjalës dhe të drejtën...