Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkodër/ Gjendet e pajetë një shtetase amerikane
Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Shkodër. Policia bën të ditur se rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.