Gjykata e Durrësit “e bën pushim”/ Shtyhen 55 seancat e parashikuara për sot, zbulohet shkaku

Gjykata e Durrësit “e bën pushim”/ Shtyhen 55 seancat e parashikuara për sot, zbulohet shkaku

Qytetarët që kishin sot çështje penale a civile në Gjykatën e Durrësit janë përballur me një situatë të papritur. 55 seancat gjyqësore, penale dhe civile, të ditës së sotme në Gjykatën e Durrësit nuk janë zhvilluar pasi gjyqtarë dhe prokurorë po marrin pjesë në tryezën konsultative të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për draftin e ri të Kodit Penal. Mes seancave të pazhvilluara sot është dhe gjyqi për Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, që ka kërkuar lirim me kusht. Kjo shtyrje, në afate ende të pacaktuara, për dhjetëra procese gjyqësore sjell vonesa dhe zvarritje për palët. Gjithsesi kjo situatë nuk prek vetëm çështjet e natyrës urgjente, që janë masat e sigurisë dhe seancat për UMM, të cilat janë zhvilluar normalisht. Tryeza,...