“Ministri i Brendshëm s’është kryepolici i vendit”/ Për herë të parë një grua në krye, Rama prezanton Albana Koçiun

“Ministri i Brendshëm s’është kryepolici i vendit”/ Për herë të parë një grua në krye, Rama prezanton Albana Koçiun

Kryeministri Edi Rama ka prezantuan Albana Koçiun si ministre e Brendshme, e para grua në krye të institucionit. “Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit”, tha kreu i qeverisë. Rama theksoi se ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë. EdI Rama: Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie, në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të vendit.