Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, GJKKO e çon në ‘arrest shtëpie”  

Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, GJKKO e çon në ‘arrest shtëpie”  

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, duke e nxjerrë në ‘arrest shtëpie’. Kështu Fetahu, lë qelinë për të vijuar pjesën tjetër të masës së sigurisë në ambientet e shtëpisë së saj. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë Fetahu e kishte bërë edhe më herët, por Apeli ia kishte rrëzuar. Top Channel