Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e Paulin Harushës, policia identifikon autorin: Kishin njohje të mëparshme
autori dhe paulin harusha KANADA- Policia e Torontos thotë se ka identifikuar një të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim me urdhër-arresti në të gjithë Kanadanë, lidhur me vrasjen me paramendim të një personi që u qëllua për vdekje në makinën e tij javën e kaluar. Pak para mesnatës së 13 shtatorit, policia tha se 43-vjeçari Paulin Harusha u gjet brenda një automjeti me plagë nga armë zjarri, pranë kryqëzimit të Victoria Park dhe Sheppard Avenue. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Harusha ndërroi jetë në vendngjarje. Sipas dëshmive, një fuoristradë me ngjyrë të çelët është parë duke u larguar nga zona pak para se të mbërrinin oficerët. Hetuesit kanë identifikuar si të dyshuar 34-vjeçarin Meelad Tarin, ndaj të cilit tashmë është lëshuar një urdhër-arresti...