Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Arrestimi i Ramazan Rrajës, zyrtari i policisë: E kapëm me armë në brez! Dervishaj: Kush jua dha informacionin?
arjan ndoja dhe ramazan rraja TIRANË- Vijon procesi gjyqësor ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ndërsa në mesin e dëshmitarëve është edhe zyrtari i policisë Bujar Deliallisi. Ky i fundit mban tashmë postin e zëvendësdrejtorit të Policisë në Durrës. Deliallisi ka dhënë detaje në lidhje me operacionin që çoi në kapjen e të shumëkërkuarit Ramazan Rraja, si një nga personat e dyshuar për atentatin. Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Deliallisi deklaroi: “Në vitin 2019 kam qenë i punësuar në Policinë e Gjirokastrës, më pas në vitin 2023 kam qenë në Korçë deri në muajin mars. Prej marsit të këtij viti mbaj detyrën e zv.drejtorit të Policisë në Durrës.” Ai shtoi se ka marrë pjesë në aksionin për arrestimin e Ramazan Rrajës. “Ka pasur plan operacioni për ndërhyrjen....