Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Lidhje kriminale me grupin e Suel Çelës dhe Çopjat, lirohet nga burgu ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
lirohet pajtime fetahu TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Vendimi është dhënë mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela, ndërkohë që vetëm një ditë më parë Gjykata e Lartë kishte rrëzuar rekursin e Fetahut për ndryshimin e masës së sigurisë. Ajo është nën hetim nga SPAK për korrupsion, në kuadër të dosjes së grupeve kriminale në Elbasan, të drejtuara nga Suel Çela dhe vëllezërit Çopja. Ndaj ish-gjyqtares rëndojnë akuzat për korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa ndodhej në paraburgim prej nëntorit 2024. Ajo ka bërë ankimin disa herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ndryshim të masës së sigurisë, me argumentin se masa e sigurisë...