Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë/ Metani: Sistemi gjyqësor nën trysni antikushtetuese, e papranueshme në çdo aspekt!

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë/ Metani: Sistemi gjyqësor nën trysni antikushtetuese, e papranueshme në çdo aspekt!

“Drejtësia po vihet nën trysni antikushtetuese, por duhet të vetëpërmbahet në reagimet e saj, edhe kur sulmet janë të padrejta”. Kështu u shpreh kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, në lidhje me zhvillimet e fundit dhe sulmet që janë bërë deri edhe nga politika e kryeministri Edi Rama, ndaj gjyqtarëve të caktuar, për vendimet që ata marrin. Ai vuri në dukje se këto sulme ishin të papranueshme dhe se pavarësia dhe ndarja e pushteteve nuk duhet të ishte vetëm retorikë. “U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur...