Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sokol Sadushi: Vetingu nuk është çertifikatë e përjetshme pastërtie! Nëse korrupsioni është një plagë e dukshme, konformizmi rrezik i padukshëm që gërryen themelet e drejtësisë
FJALA E KRYETARIT TË GJYKATËS SË LARTË, SOKOL SADUSHI me rastin e lançimit të Projektit “Fuqizimi i Integritetit Gjyqësor në Shqipëri”, mbajtur sot në Tiranë. Të nderuar përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, E nderuar znj. Margreet Blaisse, të dashur kolegë e partnerë ndërkombëtarë, Është drejtësia shqiptare sot në nivelin që qytetarët presin prej saj? Kjo është pyetja që na vë të gjithëve përpara realitetit. Nuk jam këtu për të bërë retorikë apo për të zbukuruar realitetin. Jam për të thënë të vërtetën, edhe kur ajo nuk na pëlqen. Ky është detyrimi im si Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe si Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Ne e dimë të gjithë se ku ndodhemi, por shpesh zgjedhim të mos e themi hapur. Unë zgjedh ta them. E vërteta është...