“Pashë plumbat që dolën nga makina”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës si u realizua? Ja çfarë tha dëshmitari Stiven Mziu

“Pashë plumbat që dolën nga makina”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës si u realizua? Ja çfarë tha dëshmitari Stiven Mziu

Stiven Mziu, dëshmitar okular në atentatit që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoja, tashmë deputet i Partisë Demokratike, në vitin 2019, tregon në Gjykatë momentin kur u qëllua ndaj makinës.  Mziu tregon se ditën e atentatit kishte qëndruar me Aleksandër Lahon për drekë dhe pasi ky i fundit ishte takuar me Ndojën dhe kishte pirë kafe, kishte hipur në makinën e tij, ndërsa vetë Mziu i kishte ndjekur nga pas me mjet tjetër.  Pjesë nga dëshmia e Stiven Mziut  “Kam punuar tek Ujësjellësi në Shijak. Aleksandër Lahon (Rrumin) e njoh. Kam udhëtuar në makinë me të.  Në 1 nëntor 2019 kemi qenë në një Benz, që nuk ishte i imi. Jam takuar në Sukth me Rrumin. Kemi vajtur në Durrës. Kemi drekuar, kemi pirë kafe. Jemi kthyer prapë në Sukth. Pasdite shkuam prapë në Durrës dhe pime kafe tek “Korali” në plazh.  Rrumi takoi disa...