Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Elbasan, abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses, vihet në pranga 37-vjeçari
Një 37-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë e mitura është vajza e bashkëjetueses së tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, njoftoi sot policia. Vetëm një ditë më parë në Përmet u zbulua një rast i ngjashëm ku një 16-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj, polic dhe një koleg i këtij të fundit.