Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Baste sportive dhe kokainë/ Pranga 34-vjeçarit, shpallet në kërkim i riu dhe procedohet pronari i lokalit
Policia e Tiranës ka goditur një rast ku ushtroheshe aktiviteti i paligjshëm i basteve sportive në një lokal në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet. Sipas policisë, në pranga ra një 34-vjeçar, i cili u kap duke vënë baste sportive në celular. Ndërsa u shpall në kërkim një 32-vjeçari, pasi në çantën e tij të lënë në ambientet e lokalit, u gjet një sasi kokaine. Po ashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ushtroheshe aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit. “Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, të kryera në kuadër të operacionit “Multiple”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve: -arrestuan shtetasin R. U., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi...