Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Asllani: E vështirë të largohesha nga Interi, ja kush më bindi për Torinon
Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i Torinos, shpjegoi për kanalet zyrtare të klubit arsyet e zgjedhjes së tij: “Jam këtu prej rreth 20 ditësh, ndiej vetëm energji pozitive. Grupi më ka pritur mirë, klubi dhe trajneri më kanë dashur e kanë besuar tek unë. Kjo ishte ajo që kërkoja”. Ai tregoi se pati shumë oferta, por: “Zgjodha Torinon, sepse besoj te projekti. Ishin ditë të vështira, duke qenë tek Interi kisha frikë të vendosja menjëherë. Vendimtar ishte presidenti, drejtori dhe trajneri; të gjithë besuan tek unë. Edhe familja ime është e lumtur”. Asllani foli edhe për origjinën e tij: “Kam lindur në Shqipëri, por jam rritur në Itali. Luaj për kombëtaren shqiptare, sepse jam shqiptar, kam një lidhje të fortë me vendin tim”. Ai kujtoi periudhën...