Deputeti i PD zbërthen ‘skenarin’ e Ramës/ Ivi Kaso hedh propozimin: Të nisim procedurat për shkarkimin e presidentit!

Deputeti i PD zbërthen ‘skenarin’ e Ramës/ Ivi Kaso hedh propozimin: Të nisim procedurat për shkarkimin e presidentit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka ‘zbërthyer skenarin’ që sipas tij përdori kryeministri Edi Rama dje në Kuvend, ndërsa hodhi në propozim për nisje të procedurave për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj.  Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura dje në grupin parlamentar të PD-së, ku njëzëri demokratët ishin pro protestave, madje deri te greva e urisë. Kaso tha se gjithçka ishte e mirëmenduar nga Rama në seancën e djeshme plenare.  “Seancën e sotme Rama e kishte të paramenduar. Mesazhet e shkurtra të tij në 3 min e para, ishin mesazhe që paralajmëronin çfarë do ndodhte. Pastaj nxorri Diellën për provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qartë i Ramës: Unë nuk pyes për parlamentin dhe për asnjeri. Kësaj situate sigurisht që duhet t’i përgjigjemi me një reagim, por reagimi nuk duhet të jetë emocional. Një protestë e vogël...