Muhamedin Kullashi: A ishte kritika e Nietzsches mbi Etikën e Kantit e qëlluar

Muhamedin Kullashi: A ishte kritika e Nietzsches mbi Etikën e Kantit e qëlluar

Nga Muhamedin Kullashi Friedrich Nietzche (Niçe,1844-1900) shquhet edhe si kritik i ashpër i etikës së Kantit (1724-1804). Kjo kritikë është zhvilluar në veçanti në veprat “Përtej së mirës dhe së keqes” (1886) dhe “Gjenealogjia e moralit”(1887). Vepra këto ku Nietzche shpalosë njerin nga koncepcionet më origjinale në historinë e filozofisë mbi moralin dhe teoritë mbi të. Ky origjinalitet shtjellohet nëpërmjet kritikës së teorive mbi moralin, duke filluar nga ajo e Platonit e deri te ato te mendimtarëve bashkëkohor. Thënë shkurt, sa i takon etikës së Kantit, Nietzsche i drejton kritika që synojnë të godasin thelbin e saj : njera ka të bëjë me ambicien e Kantit që të formësojë një etikë me karakter univerzalist, etikë e cila nuk do të vlente vetem për një grup...