Policia e Durrësit godet 2 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, në pranga dy shtetas në Golem dhe Sukth

Policia e Durrësit godet 2 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, në pranga dy shtetas në Golem dhe Sukth

Shkon në 25 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. I arrestuari për rastin e parë, tentoi të korruptonte efektivët, për të mos kryer testin e alkoolit, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. I proceduari për rastin tjetër, tentoi t’i korruptonte punonjësit për të mos u ndëshkuar për kalim të gabuar në semafor. Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e penaliteteve. Për këto raste, u arrestua shtetasi A. C., 43 vjeç, banues në Golem, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Ai i ka...