Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Një nga krijesat më të rralla detare në botë filmohet në një plazh grek
Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka kapur një moment të veçantë në një plazh të ishullit Symi në Greqi. Pamjet tregojnë një foka që pushonte qetësisht në breg, një pamje tepër e rrallë duke marrë parasysh se kjo specie ka vetëm rreth 700 individë në botë. Takimi me këtë kafshë është konsideruar një mrekulli natyrore, duke ofruar një shans të rrallë për të vëzhguar një nga banorët më të veçantë detarë. Vendi ku u filmua foka, Nimporio, njihet për detin e pastër, tavernat bregdetare dhe atmosferën relaksuese, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për turistët që kërkojnë pushime të qeta larg zhurmës së portit kryesor të ishullit.