“Do të vrasim vëllanë!”/ Atentati ndaj ish-prokurori Ndoj, Arben Haxhiaj: Rrumi erdhi më takoi… Më kërcënuan me fëmijët!

“Do të vrasim vëllanë!”/ Atentati ndaj ish-prokurori Ndoj, Arben Haxhiaj: Rrumi erdhi më takoi… Më kërcënuan me fëmijët!

plarent dervishaj dhe arjan ndoj TIRANË- Është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme, seanca e radhës për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku ishte thirrur për të dëshmuar shtetasi Arben Haxhiaj, vëllai i Bashkim Haxhiajt, i cili ndodhet në burg dhe është i pandehur për të njëjtën ngjarje. Arben Haxhiaj ka deklaruar përpara trupit gjykues se ka pasur një takim në vitin 2020 me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, i cili e kishte vizituar në një lokal që Haxhiaj administronte në lagjen nr. 5 në Durrës. "Aleksandër Lahon e njoh më shumë nga TV, por e kam takuar edhe personalisht. Ka ardhur tek lokali vetë i tretë. Mu prezantua vetë. Ishte pak i shëndoshë, i rrumbullakët. Arsyeja e takimit, ishte të...