“Të mos lëmë asnjë hapësirë boshe”/ Diskutimet në Grupin e PD, Zhupa: Përballje me Ramën, kemi marrë vendim…

“Të mos lëmë asnjë hapësirë boshe”/ Diskutimet në Grupin e PD, Zhupa: Përballje me Ramën, kemi marrë vendim…

Mendimet gjatë diskutimeve të djeshme në Grupin parlamentar të Partisë Demokratike, pas seancës së tensionuar në Kuvend ku mazhoranca e mbylli me votimin rekord në 25 minuta të programit të qeverisë “Rama 4” dhe kabinetit qeveritar, kanë qenë nga më të ndryshmet. Deputetja Ina Zhupa theksoi se opozita nuk duhet të lërë asnjë hapësirë bosh në Parlament, sikurse ishte vendimi i mëhershëm që ata kishin marrë, por të vijohej edhe me dy kërkesa në Kushtetuese. Ligjvënësja theksoi se grupi i PD mbrojti dinjitetin e Kuvendit me reagimet që u bënë në sallë. “Para një jave kryesia e partisë dhe grupi kemi marrë vendim për të mos lënë asnjë hapësirë institucionale të pashfrytëzuar në përballjen me Ramën. Do duhet edhe në këtë rast t’i qëndrojmë vendimit...