Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Afera Bankers”, a e hetoi Prokuroria e Fierit gjobën 100 mln euro dhe si e pezulloi Anila Denaj
Më datë 13 maj 2019, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, i ka vendosur një gjobë prej rreth 100 milionë eurosh firmës koncesionare “Bankers”. Shkak në atë kohë ishte se firma që shfrytëzon vendburimin Patos-Marinzë ishte kapur me shkelje të ligjit, duke shmangur akcizën për holluesit e karburanteve. Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë, e cila la në fuqi masën e gjobës, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kontraktoi edhe përmbarues për të vjelë detyrimin, që ishte një dëm dhe kamatëvonesat shumë i favorshëm për arkat e shtetit shqiptar. Faksimile: Gjoba e Doganave ndaj kompanisë “Bankers”, të cilën e kapi me shkelje Një histori që meriton të paktën një hetim, qoftë penal apo administrativ, pasi në mënyrë të beftë, dhe me një vendim tepër të...