Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shishe uji dhe rregullore drejt Ramës, Bardhi e Kreka përjashtohen 10 ditë nga Parlamenti
pamje nga Kuvendi TIRANË-Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deputetit Fidel Kreka nga Kuvendi. Bardhi dhe Kreka ishin protagonistët e kaosit, në seancën që zgjati vetëm 25 minuta dhe ku u votua edhe programi qeverisës dhe ministrat e kabinetit. Konkretisht deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe hodhën shishe dhe librin e Kushtetutës në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të Ministrave. Seanca e sotme, 18 shtator, që ishte parashikuar të zgjaste 24 orë orë, u mbyll për vetëm 25 minuta, dhe doli jashtë parashikimeve me përplasje të forta mes palëve. Kryeministri nuk arriti ta përfundonte fjalën e tij mbi programin qeverisës, ndërsa ky i fundit u miratua mes zhurmës me 82 vota pro./ZËRI