Programi qeverisës u kalua pa debat, BE: Për të ardhur keq, publikut iu hoq e drejta për t’u informuar

Programi qeverisës u kalua pa debat, BE: Për të ardhur keq, publikut iu hoq e drejta për t’u informuar

seanca ne kuvend TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka shprehur keqardhjen për mënyrën sesi u votua programi qeverisës në seancën e djeshme në Kuvend, ku nuk pati debate, për shkak të tensioneve të krijuara. Në reagimin e delegacionit të BE-së thuhet se Parlamenti duhet të karakterizohet nga debati konstruktiv, ndërsa luan një rol vendimtar në reformat ligjore që synojnë integrimin e Shqipërisë në familjen europiane. REAGIMI: Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar kështu një kulturë dialogu. Në kontekstin e anëtarësimit, Parlamenti ka një rol vendimtar për të luajtur në debatin dhe miratimin e reformave legjislative që lidhen me BE-në, duke vlerësuar ndikimet e tyre dhe duke siguruar që ato të bazohen...