Shifra të “frikshme”, askush si Vlahovic, gol çdo 35 min

Shifra të “frikshme”, askush si Vlahovic, gol çdo 35 min

Në Torino, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, tentuan deri në sekondat e fundit t’i vendosnin në dispozicion trajnerit Tudor një sulmues të ri, në një kohë kur Vlahovic nuk bënte pjesë në planet e tyre. Shpresuan gjithashtu që serbi të largohej për të shmangur aktivizimin e klauzolës që i detyronte ta paguanin 12 milionë euro në sezon. Për ironi të fatit apo jo, Vlahovic është kthyer në liderin e ekipit këtë sezon, edhe pse Tudor vijon ta aktivizojë si zëvendësues. Pavarësisht se ka humbur statusin e tij si titullar, Vlahovic ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme. Nëse Juve është në majat e Serie A, me 9 pikë të plota në 3 ndeshje, kjo është për meritë të padiskutuar të Vlahovic, autor i 2 golave. Serbi...