Aksioni për kapjen e Ramazan Rrajës, zyrtari i policisë flet në gjyq për dinamikën e arrestimit: Gjetëm dy persona me armë që…

Aksioni për kapjen e Ramazan Rrajës, zyrtari i policisë flet në gjyq për dinamikën e arrestimit: Gjetëm dy persona me armë që…

Vijon procesi gjyqësor ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Në seancën e radhës ka dëshmuar Bujar Deliallisi, aktualisht zv.drejtor i Policisë në Durrës, i cili ka dhënë detaje për një nga operacionet ku ka marrë pjesë, kapjen e të shumëkërkuarit Ramazan Rraja.  Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Deliallisi deklaroi: “Në vitin 2019 kam qenë i punësuar në Policinë e Gjirokastrës, më pas në vitin 2023 kam qenë në Korçë deri në muajin mars. Prej marsit të këtij viti mbaj detyrën e zv.drejtorit të Policisë në Durrës.”  Ai shtoi se ka marrë pjesë në aksionin për arrestimin e Ramazan Rrajës.  “Ka pasur plan operacioni për ndërhyrjen. Aksioni është zhvilluar në zonën e Fushë-Krujës, pranë Urës së Gjolës,” tha Deliallisi.  I pyetur për zhvillimet gjatë aksionit, dëshmitari sqaroi: “Gjatë ndërhyrjes u konstatuan dy...