Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mora një mesazh kërcënues për fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, dëshmon vëllai i Haxhiajt: Më erdhi në…
Është dëgjuar sot në gjykatë dëshmia e Arben Haxhiaj, një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor për atentatin ndaj automjetit të ish-prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të pandehur në këtë çështje janë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Arben Haxhiaj është vëllai i Bashkim Haxhiajt, i cili është i pandehur në një proces të ndarë, por të lidhur me të njëjtën ngjarje. Në dëshminë e dhënë para trupit gjykues, Haxhiaj tregoi se në vitin 2020 jetonte në Durrës dhe kishte në pronësi një bar të vogël në lagjen nr. 5. Ai përmendi një takim që kishte pasur në lokal me Aleksandër Lahon, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut. “E kam njohur më shumë nga televizioni, por ka...