Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
18-vjeçarja nga Shkodra tenton t’i japë fund jetës, vetëhelmohet me medikamente
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Shkodrës, ku një 18-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës. Sipas njoftimit të policisë, e reja është vetëhelmuar në banesë, duke konsumuar medikamente. Sakaq mësohet se 18-vjeçarja ka marrë mjekim në spital dhe më pas është larguar për në banesë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, sepse dje, është vetëhelmuar në banesë, pasi ka konsumuar medikamente, një shtetase 18 vjeçe. Ajo mori ndihmën e nevojshme mjekësore u largua në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.