Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të tjera masa shtrënguese në Afganistan, talibanët ndalojnë librat e shkruar nga gratë në universitetet afgane
Qeveria e Talibanëve në Afganistan ka ndaluar përdorimin e librave të shkruar nga gra në sistemin universitar, si pjesë e një vendimi të ri që përfshin gjithashtu ndalimin e mësimdhënies për disa lëndë, përfshirë të drejtat e njeriut dhe ngacmimin seksual. Në total, janë identifikuar rreth 680 libra që, sipas autoriteteve talibane, bien ndesh me “parimet e Sheriatit” dhe me politikat e tyre. Ndër këto, 140 tituj janë shkruar nga autore gra, përfshirë edhe libra të fushave shkencore si “Siguria në Laboratorin Kimik”. Vendimi është goditja më e fundit ndaj arsimit të grave dhe vajzave në vend. Ato janë aktualisht të ndaluara të ndjekin shkollën përtej klasës së gjashtë, ndërsa në fund të vitit 2024 u mbyllën edhe kurset e mamisë, që ishin ndër të...