“Rama ka qëllim shkatërrimin e pluralizmit”/ Miratimi i qeverisë më forcën e kartonëve, reagon Vokshi: Qëllimi i tij…

“Rama ka qëllim shkatërrimin e pluralizmit”/ Miratimi i qeverisë më forcën e kartonëve, reagon Vokshi: Qëllimi i tij…

E ftuar në një studio televizive deputetja Albana Vokshi deklaroi se Edi Rama “gjithçka e kishte plan dhe provokim gjatë seancës ku mendohej se do të prezantohej programi qeverisës”. “Parlamenti tashmë është zhvlerësuar dhe Rama e ka përdorur gjithmonë si noter Kuvendin”, tha deputetja e PD në bisedë me moderatorin Flavio Qarri. Albana Vokshi: E kishte provokim, edhe futjen e Diellës edhe gjestet fyese që i bënte kryetarit të Grupit Parlamentar. Jo mbylle gojën, se e di ti etj, etj me kërcënime që mbase nuk janë parë në televizione por ka qenë një provokim i vazhdueshëm që nga minuta e parë e deri sa arriti atë plan që unë kam bindjen që e kishte të menduar. Çfarë tregon kjo. Kjo tregon që parlamenti tashmë është...