Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përjashtohen 10 ditë nga seancat/ Kaosi në Kuvend, ndëshkohen deputetët Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka
Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka janë dy deputetët e parë që u ndëshkuan në nisje të kësaj legjislature, pas seancës së kaosit në Kuvend. Me kërkesë të PS, Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga seancat plenare për dy deputetët demokratë, që ishin protagonistët e kaosit, në seancën që zgjati vetëm 25 minuta dhe ku u votua edhe programi qeverisës dhe ministrat e kabinetit.