Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Ku “çalon gomari” i opozitës shqiptare?
Tomorr Alizoti, deputet opozitar, ka tentuar të vërë gishtin në plagën e partisë së tij, një ditë pasi jeta parlamentare shënoi një precedent: votim qeverie pa asnjë debat. Kjo pasi mazhoranca vendosi, me forcën e kartonëve, që ta veprojë në këtë mënyrë pas trazimit të seancës prej nervozitetit opozitar prej ministres virtuale Diella. E tashmë që perceptimi negativ për paaftësi komunikimi po bie mbi opozitën, Alizoti thotë se pikërisht aty duhet të kërkuar zgjidhja, por jo vetëm. “Duhet të ketë vijë politike, është konservatore apo jo. Nuk mund të merren vendime, tani, mërzitet BE-ja apo jo. Duhet të ketë vijën e saj politike. Duhet të afrojë ish-pronarët që janë të mërzitur me PD. Duhet të bëjë plane që me figurat e saj, që ti japë...