Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Belinda Balluku: Çfarë zhgënjimi dhe përsëritje skizofrenike e kaosit në parlament!
Nga Belinda Balluku- Çfarë zhgënjimi dhe përsëritje skizofrenike e kaosit në parlament! Kushtetuta fluturonte mbi kokat tona në prani të trupit diplomatik në një moment solemn, kur Kryeministri i vendit duhet të prezantonte programin qeverisës Shqipëria 2030, kur secili nga ministrat duhet të prezantonte programin sektorial dhe të kishte një debat konstruktiv me opozitën, sepse Kuvendi është salla ku opozita duhet të thotë fjalën e saj, por sigurisht në respekt të demokracisë dhe parimeve kushtetuese. A është kjo klasa politike që meriton Shqipëria? A është kjo opozita që duhet të ketë një vend i ulur në tryezën e negociatave me BE 🇪🇺? A quhen dialog parlamentar britmat, përplasjet e duarve mbi tavolina, shishet plastike në ajër? A quhet ky dialog parlamentar? Për shkak të kësaj...