Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë
Në 8 Shtator të këtij viti, kompania “Ergi” shpk fitoi një tender me fond limit 1.4 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit elektrik të periferisë së Elbasanit, një procedurë e zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i drejtuar nga Blendian Dalipi. Tenderi i radhës është pjesë e “traditës” së krijuar tashmë nga shoqëria private në pronësi të Nuri Ballës, i cili fiton procedurat në mungesë të një gare reale. Në tenderin 1.4 milionë euro, “Ergi” shpk kishte ofertën e tretë më të lartë, mes katër operatorëve ekonomikë pjesëmarrës. Nuri Balla fitoi procedurën, pasi Operatori i Sistemit të Shpërndarjes skualifikoi dy kompani me ofertën më të ulët. Në foto: Tenderi 1.4 mln euro i OSSH për “Ergi” shpk Procedura e OSSH-së shënoi “rikthimin” e “Ergi”...