Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Melania Trump “sfidon” me zgjedhjet e saj në modë, mesazhet e fshehura gjatë vizitës shtetërore
Gjatë një vizite shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Melania Trump ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut jo vetëm me paraqitjet e saj të rralla, por sidomos me veshjet e zgjedhura me shumë kujdes. Në vetëm 48 orë, ajo është shfaqur me pesë veshje të ndryshme, secila me një mesazh të qartë, duke treguar se çdo detaj ishte i menduar me kujdes dhe jo rastësor. Që nga momenti që u caktua vizita shtetërore, Melania Trump dhe stilisti i saj i besuar, Hervé Pierre, kanë përgatitur me kujdes çdo paraqitje. Ndryshe nga stili më i përmbajtur i Princeshës së Uellsit (Kate Middleton), Melania ka ndjekur një qasje më të lirë dhe personale, duke zgjedhur veshje të forta dhe ndonjëherë befasuese. Në ardhje, ajo mbërriti me një...